Sërish debat për 'çokokremin'

Banorët në oborr, vazhdojnë të diskutojnë në lidhje me buxhetin dhe dhurimin e një pjese të tij. Jona shprehet se gjatë spektaklit, ajo do të thotë që të dhurohet gjithmonë gjysma e buxhetit, pavarësisht nëse e marrin buxhetin të plotë ose jo. Banorëve u bashkohet edhe Arditi, duke i thënë i Jonës, ta lërë muhabetin e buxhetit për një herë tjetër dhe të mos e diskutojnë sonte, pasi është e premte. Jona nis menjëherë me ofendime kundrejt tij, duke i bërë të qartë se ajo do të flasë sa herë të dojë dhe ‘si t’i dojë qejfi’. Debati mes tyre sa vinte dhe rëndohej, ndërkohë që banorët e tjerë vetëm dëgjonin, pa ndërhyrë askush. Arditi i kërkon të flasë ndonjë gjë të zgjuar ndonjëherë, pasi bën zhurmuesin kot. Jona e akuzon për shpërdorim të buxhetit, ndërkohë që Arditi mbrohet duke i thënë se ai është munduar të kursejë, ndryshe nga rastet kur ata bënin buxhetin me më shumë lekë në dispozicion. Biseda banalizohet, kur gjatë bisedës ata nisin të flasin për vaktet e ushqimit, duke rënduar debatin mes tyre. Jona nis të përmendë ushqimet që ishin blerë me buxhetin fundit, duke nisur të debatojë me Lorin, e cila kishte porositur qumësht panda. Kaq u desh që diskutimi të sillej edhe një herë rrotull ‘çokokremit’.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment