Rrëzimi i pllakave dhe ironia e Katerinës nxit debat me Matildën e Jonën; Jona “e kërcënon”

Tashmë banorët fillojnë të zgjohen një edhe nga një e të shkojnë në dhomën e ndenjes për të ngritur pllakat e rrëzuara, pasi në sfond vazhdon të qëndrojnë ende kënga e Fantazmave. Ndërkohë që Matilda shkon aty për t’i ngritur bashkë me të tjerët, Katerina largohet, duke dalë jashtë. Në këtë moment fillon një debat mes tyre, pasi Matilda i kërkon që të vazhdojë të merret ende me ngritjen e pllakave e të mos largohet, duke i kujtuar se ishte ajo që i rrëzoi. “Ngri edhe ti aq sa ngrita unë e pastaj ik”, i thotë Katerina, ndërsa Matilda i thotë se ishte ajo që i rrëzoi dhe se Matilda vetë nuk bëri gjë që ta ketë detyre për t’i ngritur. “Epo bëj diçka, ngriji, se unë kisha qejf të dëgjoja muzikën në sfond”, i thotë Katerina dhe duke e provokuar me këto fjalë, bën të dalë. Në këtë moment, në diskutimin mes tyre merr pjesë Jona, e cila e pyet Kateinën: “Çfarë kishe ti?”. “Kisha qejf”, ia kthen Katerina. “Atëherë ke për ta dëgjuar këtë muzikë për gjithë ditën”, ia kthen Jona e nervozuar, ndërsa Katerina i thotë se ka qejf ta dëgjojë kur të dojë vetë e jo kur të duan të tjerët. “Tani do ta dëgjosh kur të dua unë”, ia kthen Jona e nervozuar, ndërsa Katerina largohet drejt oborrit. “Skandaloze femër”, i thotë Jona, ndërsa ajo largohet. Katerina del në oborr dhe teksa shikon Matildën atje, i thotë sërish me ironi: “Më fal ë, që të prisha mëngjesin, se pastaj jam unë gjumashe”. “Ma prishe mëngjesin”, ia kthen Matilda. “Ta dish se sa ma prish ti mua moj shoqe, por ta kam thënë dhe s’ke pse çuditesh”, i thotë ajo, duke vazhduar të flasë për të nxitur debat, por Matilda nuk i kthen asnjë përgjigje. Ndërsa Jona komenton me banorët në kuzhinë e thotë se do t’i rrëzojë pllakat sapo Katerina të jetë duke bërë ndonjë bisedë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment