Prova vazhdon,- Banorët do të mbajnë në këmbë pllakat e drurit ditë e natë

Banorët njoftohen se tashmë duhet të vazhdojnë përsëri me provën e pllakave të drurit. Ata kanë krijuar 300 pllaka druri dhe detyra e tyre është që t’i mbajnë pllakat në këmbë e të mos rrëzohen. Ata duhet t’i vendosin pllakat në shtëpi në pozicion vertikal, në një largësi prej 15 cm njëra nga tjetra. Ata duhet të ndjekin vijën e caktuar nga Vëllai i Madh për pozicionimin e pllakave. Banorët duhet që të kujdesen që pllakat të mos rrëzohen, duke i ruajtur ato ditë e natë. Nëse pllakat rrëzohen si pasojë e çfarëdolloj shkaku, detyra e banorëve është që ti ngrejnë përsëri, brenda sinjalit kohor që Vëllai i madh do t’u vendosë. Lori ka qenë mbikëqyrësja e provës. Ajo ka raportuar në dhomën e rrëfimit emrat e tre banorëve që kanë punuar më shumë dhe tre të tjerëve që kanë punuar më pak. Banorët do të njihen me emrat e tyre gjatë spektaklit të së premtes, ku do të mësojnë edhe nëse e kanë realizuar provën apo jo. Pas leximit të zarfit banorët fillojnë të vendosin pllakat në pozicion vertikal, nëpër vijën e përcaktuar nga Vëllai i Madh.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment