Prova Javore: Grupi i dytë i banorëve fillon me ndërtimin e fasadës

Në oborr ndodhet Zhaku, Enkeledji e Donaldi, të cilët shkëmbejnë biseda të përgjithshme me njëri-tjetrin. Ndërsa në kuzhinë ndodhet Esida e Viola, të cilat janë duke gatuar diçka për mëngjes. Pas pak minutash tek ta shkon Fatjoni, i cili u kërkon që të grumbullohen të gjithë pasi ka një komunikim nga Vëllai i Madh lidhur me Provën Javore për lyerjen e fasadës. Banorët bëhen gati, teksa veshin uniformën e punës dhe shkëmbejnë biseda në pritje të gongut për të filluar nga puna. Tani është radha e grupit të dytë, i cili përbëhet nga: Zhaku, Fatjoni, Esida dhe Katerina, të cilët do të mbikëqyren nga Enkeljdi, sipas urdhrit të Vëllait të Madh. Vëllai i Madh i njofton se koha për të filluar prova ka filluar dhe me rënien e gongut, banorët shkojnë drejt ambientit ku ndodhet fasada në të cilën banorët duhet të fillojnë të punojnë. Ata ndajnë proceset e punës dhe fillojnë menjëherë nga puna dhe punojnë të qetë për minuta të tëra pasi kanë ndarë punët që do të bëjë secili. Vëllai i Madh i vendos muzikën në sfond për t’i shoqëruar gjatë gjithë kohës.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment