Prova e plehrave, Valeri zgjohet, por prova është e humbur

Banorët ndodhen në gjumë të gjithë. Ka ardhur mëngjesi dhe Vëllai i Madh vendos në sfond për disa çaste gongun që njofton banorët se tashmë ka ardhur momenti që ata të hedhin mbeturinat e tyre në koshat ekologjik që ndodhen në oborrin e shtëpisë. Gongu bie, por askush nga banorët nuk zgjohet. Banorët kanë fjetur gjumë shumë vonë dhe asnjëri prej tyre nuk zgjohet nga gongu i provës së plehrave. Koha kalon dhe banorët vazhdojnë të flenë. Tashmë ka përfunduar afati kohor që Vëllai i Madh u ka vënë në dispozicion banorëve për realizimin e provës dhe gongu bie përsëri. Valeri këtë herë e dëgjon gongun dhe zgjohet. Ai ka disa ditë me radhë që realizon provën e plehrave. Edhe sot Valeri zgjohet dhe shkon dhe mbledh të gjitha mbeturinat që ndodhen nëpër shtëpi dhe të ndara sipas kategorive përkatëse, i hedh ato nëpër koshat e duhur. Valeri e realizon provën, por ajo tashmë nuk është më e vlefshme sepse gongu që Valeri dëgjon është ai që i njofton banorët se tashmë koha për realizimin e kësaj prove quhet e humbur.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment