Prova e Piramidës; Gjejnë mënyrën e zhvendosjes së gurit

Banorët dalin në oborr, për të nisur provën e tërheqjes së gurëve për ndërtimin e piramidës. Si fillim, ata e vendosën mbi dy dërrasa për ta tërhequr si një slitë. Duke qëndruar të gjithë meshkujt përpara, të lidhur pas saj, ata u munduan ta tërheqin, por pa rezultat. Mikela instruktonte banorët me ide dhe përkujdesje. Pas tentativës së parë që nuk rezultoi e suksesshme, ata provuan me mënyra të tjera, siç ishte ajo e lidhjes së gurit duke e rrëshkitur mbi dërrasa . Matilda, së bashku me Mikelën kujdesej për distancat e drunjve paralel që shërbenin si shina. Ndërkohë, Jona kujdesej për drekën, duke gatuar në kuzhinë. Banorët nëpërmjet rrëshqitjes mbi shinat e drurit, arritën të zhvendosin gurin deri ne vijën e kuqe. Të ndarë në dy grupe ata vazhduan me përpjekjet për tërheqjen e gurëve sipas mënyrës së rrëshqitjes mbi dërrasa, që rezultoi mjaft e suksesshme për të dyja grupet, që arritën të bëjnë edhe xhiron e tretë. Një pjesë e banorëve, u shkëputën nga prova duke shkuar në kuzhinë për të ngrënë drekën së bashku me Jonën. Ndërkohë, pjesa tjetër e banorëve vazhdonte me lëvizjen gurëve. Pasi arritën të bënin edhe një xhiro të katërt, ata vendosin të shlodhen, duke shkuar brenda shtëpisë të konsumonin drekën dhe të pushonin për të rimarrë forca për më vonë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment