Prova e koshave realizohet nga Valeri

Si çdo ditë që nga hyrja e banorëve tanë në shtëpinë e Big Brother, edhe sot, lëshohet sinjali i provës së koshave ekologjikë nga Vëllai i Madh, i cili i njofton banorët se ka ardhur momenti që njëri prej tyre të ngrihet për të realizuar provën. Të gjithë banorët e tjerë vazhdojnë të jenë në gjumë edhe pas rënies së tretë të sinjalit, veç Valerit. Ai ngrihet dhe pasi vishet, shkon në kuzhinë. Grumbullon të gjitha qeset e mbeturinave që ndodhen në koshat e plehrave atje, duke u përpjekur të mos i ngatërrojë dhe të ndarë sipas kategorive, i seleksionon në koshat e mëdhenj që ndodhen në oborr. Me radhë shkon në të gjitha ambientet e shtëpisë, duke hequr të gjitha qeset me mbeturina e duke i zëvendësuar ato me qese të pastra. Pasi përfundon me provën, Valeri shkon në kuzhinë dhe fillon të merret me larjen e enëve dhe pastrimin e ambientit rreth kuzhinës. Ndërkohë, të gjithë banorët vazhdojnë të jenë duke fjetur gjumë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment