Prova e koshave ekologjikë realizohet nga Valeri

Si zakonisht, edhe mëngjesin e sotëm, në të njëjtën orë, Vëllai i Madh lëshon sinjalin në shtëpinë e Big Brother për t’i njoftuar banorët për provën e koshave ekologjikë. Provë e cila ka filluar të kryhet çdo mëngjes nga ata, që nga hyrja në Big Brother. Të gjithë banorët janë duke fjetur gjumë, veç Valerit, i cili zgjohet dhe pasi vishet, del jashtë për të realizuar provën. Ai mbledh si fillim disa mbeturina që ndodhen në oborr dhe më pas shkon në kuzhinë për t’i grumbulluar të gjitha qeset që ndodhen nëpër kosha. Më vonë, ai shkon edhe në ambiente të tjera të shtëpisë dhe i karakterizon të gjitha mbeturinat sipas kategorive përkatëse në koshat e mëdhenj në oborr. Pastaj shkon në kuzhinë e fillon të merret me larjen e enëve, ndërkohë që dëgjohet sërish sinjali për t’i njoftuar banorët se afati kohor për kryerjen e provës ka përfunduar. Pak më vonë edhe Valeri largohet drejt dhomës së gjumit, duke u bashkuar me pjesën tjetër të banorëve.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment