Post debat: Të dy grupet komentojnë zënkën

Në debatin mes Matildës dhe banorëve të dhomës së katit të dytë përfshihen edhe Visari e Enkeledji, të cilët e përkrahin Matildën dhe fillojnë të flasin me ironi për banorët e tjerë. Matilda shkon në dhomë e fillon të komentojë debatin edhe me banorët e tjerë, duke e kaluar situatën në shaka. Të gjithë qeshin me njëri-tjetrin, teksa kujtojnë fjalët e Katerinës e të banorëve të tjerë. Edhe banorët e katit të dytë komentojnë debatin, ndërsa Arditi thotë me shaka se ka menduar për një moment se Juliana do ta godiste Matildën kur u ngrit aq shumë e nervozuar. Nevila thotë se Matilda bëri mirë që erdhi, pasi ata do të kishin fjetur akoma. Ndërsa Katerina e Juliana vazhdojnë të komentojnë të nervozuara, duke i thënë se Matilda është fëmijë dhe nuk di se çfarë flet. Ato komentojnë fjalët e Matildës e qeshin me njëra-tjetrën. Pak më vonë Matilda del për të pirë cigare me Visarin, ndërkohë që komentojnë debatin e pak minutave më parë. “Shtriga u tërbua”, shprehet Visari për Matildën. “Të tërbohet”, ia kthen Matilda. Ndërkohë, komentet e banorëve në të dyja dhomat, vazhdojnë ende.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment