Pllakat rrëzohen, banorët zgjohen dhe flenë përsëri

Valeri është i vetmi banor që është zgjuar. Pas realizimit të provës së plehrave, ai lëviz nëpër shtëpi duke u marrë me punë. Valeri lan enët që kanë ngelur pa u larë që nga darka dhe më pas ujit lulet. E teksa merret me këto punë ai rrëzon pllakat dhe në sfond fillon të dëgjohet zhurma. Valeri fillon t’i ngrejë pllakat, por ato rrëzohen përsëri. Tashmë edhe Enkelejdi zgjohet. Sapo hyn në dhomën e ndenjies, rrëzohen përsëri pllakat dhe Enkelejdi fillon t’i ngrejë. Pasi përshëndetet me Valerin Enkelejdi bën shaka me të, për rrëzimin e pllakave duke imituar banorët të acaruar nga zhurmat që dëgjohen në sfond pikërisht për këtë arsye. Pllakat rrëzohen vazhdimisht dhe dy djemtë i ngrejnë, por në sfond, pothuajse gjatë gjithë kohës dëgjohen zhurmat. Kështu zgjohen edhe banorë të tjerë, Meridiani dhe Katerina. Meridiani duke kaluar pa dashje i rrëzon edhe ai pllakat e më pas fillon që t’i ngrejë përsëri. Enkelejdi shkon në dhomat e gjumit dhe ndërron bateritë e mikrofonëve të të gjithë banorëve, ndërsa valeri, Katerina dhe Meridiani shtrihen përsëri. Banorët vazhdojnë të flenë sepse sonte është spektakli dhe i pret një natë e gjatë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment