Pirja e duhanit, problem për banorët; Hidhen të gjitha cigaret në kosh

Arbana i fton vajzat që të fillojnë të dredhin cigare, ndërkohë që pyet opinionistitn se ç’mendim ka ai për vesin e të gjithë banorëve, lidhur me pirjen e cigareve. Opinionisti mendon se ata e kanë shumë problem mungesën e tyre dhe madje ata nervozohen nga mungesa e cigares. Arbana thotë se Vëllai i Madh ka vendosur diçka në lidhje me këtë fakt dhe për këtë, kërkon një lidhje me shtëpinë. Ajo u komunikon se Vëllai i Madh ka vendosur që cigaret e dredhura nga vajzat të hidhen në koshin e plehrave. Arbana tregon se ata konsumojnë shumë duhan dhe se ky është një problem. Ndërkohë, i këshillon, ndërsa i thotë se si një ish-duhanpirëse, mendon se nëse ata do të linin duhanin, do të bënin gjënë më të mirë. Pas pak, i fton banorët që të hedhin të gjitha cigaret në kosh, duke iu bindur urdhrit të Vëllait të Madh. Ata binden pa refuzuar dhe i hedhin të gjitha cigaret në kosh. Ndërkohë, Arbana u tregon se aty ndodhet një kuti me zarfe, e cila tregon se sonte do të ketë më shumë se një të eliminuar. Pak sekonda më vonë, komunikon edhe ndërprerjen e televotimit.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment