Ping-pong sipër tortës

Banorët bëhen gati për të luajtur lojën e radhës, e cila do të jetë një loje me ping-pong dhe tortë. Fillimisht do te mbulohet plotësisht torta me salcë domatesh. Më pas do të vendoset në qendër të tavolinës dhe lojtari që ka radhën do të pozicionohet rreth 4 metra larg. Lojtari ka 5 topa dhe do të ketë 5 gjuajte në dispozicion. Ai duhet të përplasë topin në dysheme dhe të mundohet ta ngjisë në tortë. Vetëm kur topi qëndron mbi tortë, quhet pikë. Në rast barazie do të rigjuajnë derisa dikush të dalë fitues. Nevila do të jetë moderatorja e lojës. Në fund të saj, torta do të ndahet në pjesë të barabarta për të gjithë. Banorët do të jenë të detyruar të hanë nga dy pjesë tortë me salcë, në të kundërt ata do të penalizohen, duke mos marrë asgjë të ëmbël javën që vjen.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment