Përsëri në fushën e provës; Banorët do të ndërtojnë pllaka të reja

Banorët ulen të gjithë për të ngrënë drekën. Pasi hanë Lori i informon se ata duhet të dalin të gjithë në zonën ku është zhvilluar prova e pllakave të drurit. Gjatë provës që banorët duhet të mbajnë në pozicion vertikal, pllakat e drurit që ata kanë limuar vetë, pllakat janë rrëzuar disa herë, madje edhe pa ndonjë shkak. Fakti se pllakat janë rrëzuar edhe pa shkak, tregon se ato nuk janë të lëmuara sa duhet dhe nuk qëndrojnë në këmbë. Për këtë arsye banorët do të dalin të gjithë në fushën e provës dhe do të merren përsëri me ndërtimin e pllakave në formën e duhur, në mënyrë që të qëndrojnë në pozicion vertikal dhe mos të rrëzohen. Pllakat janë të vendosura në një distancë të atillë, që nëse rrëzohet ndonjëra prej tyre, ndodh efekti “domino” dhe njëra pas tjetrës rrëzohen të gjitha. Kështu, për të shmangur rrëzimin e pllakave pa shkak, banorët dalin në zonën e fushës dhe fillojnë të sharrojnë dhe të limojnë pllaka të reja. Gjatë kësaj kohe Jona ia nis këngës që ajo ka krijuar bashkë me Nevilën dhe Visarin për Big Brother-in.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment