Përfundon loja e ping-pongut, finalja ndahet mes Valerit dhe Visarit

Ndeshja e parë u luajt mes Katerinës dhe Arditit dhe u fitua nga Arditi. Midis Visarit dhe Valerit, ndeshja e dytë u fitua nga Visari. Loja vazhdoi me ndeshjen e tretë, e cila u zhvillua mes Jonës dhe Nevilës, duke nxjerrë fituese Nevilën. Mes Lorit dhe Julianës, garën e fitoi Juliana. Në pistën e garës u vendosën Enkelejdi dhe Meridiani dhe me gjithë kundërshtimet e Meridianit, garën e fitoi Enkelejdi. Ndërsa mes Mikelës dhe Matildës, ndeshja u fitua nga Mikela. Ata vazhduan të ndeshen me njëri-tjetrin me radhë, derisa finalja u nda midis Valerit dhe Visarit, e cila në fillim u duk sikur do të fitohej nga Valeri, por duke patur kontestime, finalja mes te dyve u përsërit, duke nxjerrë fitues Visarin. Duke qenë se nuk ishin të qartë për fituesin, banorët pritën përgjigjen nga Vëllai i Madh, sipas së cilit fitues ishte Visari dhe shpërblimi i tij ishte... përshesh me kos.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment