Përfundojnë provën, përgatisin darkën

Pas provës që rezultoi e suksesshme, por disi e lodhshme për banorët, ata vendosin ta përfundojnë atë për sot, për t’iu rikthyer sërish ditën e nesërme. Disa prej tyre ulen për të ngrënë, duke u ndihmuar nga Jona, e cila kishte marrë rolin e amvisës ditën e sotme, ndërsa të tjerët nisin të bëjnë dush me radhë. Visari i kërkon Matildës t’i rregullojë flokët, e cila si gjithmonë është e gatshme. Juliana dhe Arditi, të cilët ndiheshin shumë të lodhur, u shtrinë të ndarë në dhomën e gjumit, Ashtu sikurse dhe Valeri me Nevilën.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment