Përfundojnë lojën; Juliana shpreh nevojën për të ëmën

Pas përfundimit të gjithë ciklit të lojës, banorët lexojnë me radhë letrat që u kishin rënë, duke shkaktuar të qeshura dhe batuta mes tyre. Në përfundim të lojës, banorët që do t'i shërbejnë ’klientëve' të tyre, siç loja e kërkonte, ishin Mikela, Arditi, Meridiani dhe Lori. Një pjesë e banorëve dalin jashtë për të pirë cigare, duke diskutuar rreth lojës. Juliana ngjitet në dhomën e gjumit duke u shtrirë e vetme. Nevila i shkon afër, duke e pyetur se çfarë e shqetësonte. Ajo i flet për të ëmën, duke i thënë se e ka marrë malli për të dhe do të donte të fliste, për t’i treguar të gjitha ndjesitë që kishte. Nevila e përqafon, duke i thënë se atë gjë mund ta bënte me të, për sa kohë nuk mund të fliste me mamin. Ajo i kërkon të shkojë bashkë me të në dhomën e ndenjjes, për të ngrënë diçka. Ajo pranon, duke zbritur poshtë shkallëve për në sallon së bashku me Nevilën.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment