Për zënkën me Meridianin, Enkelejdi: “Përplasemi për gatimin; Ai do të duket për gjithçka”

Biseda mes Enkelejdit dhe Jonës vazhdon ende, ndërsa tani janë duke diskutuar për buxhetin. Ata mendojnë se çfarë do të gatuajnë dhe se kush e ka radhën për të gatuar ditën e sotme, ndërsa përmendin produktet ushqimore që po i mbarojnë. “Këtë herë nuk merrej kivi e banane”, thotë Jona, duke thënë se në fillim duhet të mendojnë që buxheti t’u mjaftojë për gjërat elementare. Më pas Jona e pyet nëse ai është sqaruar me Meridianin gjatë ditës së djeshme, pasi i ka parë të flisnin me njëri-tjetrit pas debatit që kanë bërë. “Nuk e di nëse u sqaruam. Mund të puqemi, mund të mos puqemi”, i thotë Enkelejdi. Ndër gjërat me të cilat duket se ka përplasje me Meridianin, Enkelejdi përmend edhe pjesën e gatimit, për të cilën thotë se është shumë e dukshme edhe tek të tjerët kjo përplasje mes tyre. “Këtë gjë e ka ai, që do të duket”, ia kthen Jona. Ndërsa Enkeldji mendon se atë e karakterizon egoizmi tek çdo gjë dhe jo vetëm për sa i përket gatimit. “Unë atë gjë që di ta bëj, di ta bëj”, thotë ai për veten. Enkelejdi thotë se nuk lodhet asnjëherë me gatimin e sidomos kur të tjerëve u pëlqen të hanë prej gatimeve të tij. Gjithashtu ai shton se gjithmonë është mësuar të hajë mirë e disi më “lluks”, por nuk e ka problem të përshtatet, siç po bën gjatë qëndrimit të tij në Big Brother.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment