Pas pushimit të drekës, grupi tjetër vazhdon provën e ndërtimit të fasadës

Prova e javës vazhdon gjatë sepse deri nesër në mbrëmje, fasada duhet të jetë gati, për t’u lyer. Një pjesë e banorëve janë shumë të impenjuar me provën, por një pjesë tjetër e neglizhojnë punën. Banorët janë njoftuar se për këtë pjesë do të ketë edhe penalizime, pasi prova konsiston që në zbatimin e rregullave të sigurisë teknike, e deri te ndërtimi final i fasadës. Një pjesë e banorëve futen brenda, pak pasi ka filluar prova, ndërsa një pjesë tjetër vazhdojnë provën. Njëri pas tjetrit banorët largohen nga vendi i provës. Lori në fakt, është banorja e parë që nuk merr pjesë si të tjerët në provë. Fillimisht ajo heq uniformën e punës dhe më pas ulet duke mos bërë asgjë. E kundërta e saj është Enkelejdi i cili gjatë gjithë kohës është duke punuar. Enkelejdi edhe pse është pjesë e banorëve që do të mbikëqyrin mbarëvajtjen e punës, punon vetë gjatë gjithë kohës. Edhe në momentin që banorët futen brenda për të ngrënë drekë, Enkelejdi vazhdon suvatimin e murit ku do të ndërtohet fasada. Më pas edhe ai dorëzohet dhe shkon të hajë drekë. Banorët ndjehen të lodhur, por pasi hanë drekën bie përsëri gongu. Grupi i dytë fillon të merret me ndërtimin e fasadës. Në të bëjnë pjesë Violeta, Nevila, Jona dhe Meridiani. Ndërkohë, grupi i Enkelejdit janë përsëri mbikëqyrësit e procesit.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment