Ofendime të ashpra mes Katerinës dhe Visarit; Katerina :Nëse nuk merren masa, unë do të dal

Banorët janë mbledhur në oborr duke biseduar. Nevila merr bretkosën në duar dhe ua tregon edhe të tjerëve. Katerina e këshillon ta lëshojë sërish në ujë, se është gjynah, pasi ‘është krijesë njerëzore’. Lidhur me këtë lapsus të saj, Visari nis të ngacmohet me fjalë me Katerinën. Ai i kërkon të mos flasë, se flet vetëm budallallëqe. Kaq mjaftoi, që mes tyre të nisë një debat i fortë. Duke marrë shkas prej atij debati, Visari i sqaron se ajo e ka ofenduar shpesh herë dhe ai ishte momenti për t’ia kthyer. Ai i përmend fjalën ‘bubi’ që Katerina e ka quajtur shpesh Visarin. Ai i shpjegon se nëse ajo e quan qen mashkull, atëherë ai do ta quajë qen femër si ‘buçe’. Katerina ia kthen me të njëjtën monedhë, duke e thërritur sërish ‘bubi’, po ashtu dhe Visari me ‘buçe’. Debati mes tyre degradoi në ofendime për njëri-tjetrin. Ajo largohet në dhomën e gjumit, duke vazhduar të flasë edhe gjatë kohës që largohej. Me të mbërritur në dhomën e gjumit, ajo shtrihet në krevat dhe shumë e nervozuar i tregon Arditit çfarë kishte ndodhur: Ia tregoj unë buçen atij të premten - shprehet ajo me shumë nervozizëm. Arditi vazhdonte të flinte me jastëkun sipër fytyrës. Ajo vazhdon t’i tregojë se ka duruar shumë ofendime aty brenda, duke kritikuar të gjithë banorët për nivelin. Nevila i bashkohet të dyve, duke i këshilluar të zbresin tek banorët e tjerë dhe të mos i japin idenë se po ‘ qurraviten në dhomë’. Katerina i shpjegon, se nuk është aq e thjeshtë, kur dikush të ofendon aq rëndë dhe të sillesh sikur s’ka ndodhur gjë. Nevila i shpjegon se është më mirë të përballesh me ato lloj debatesh se sa të mbyllesh në dhomë. Katerina vazhdon të qëndrojë e shtrirë dhe shumë e nervozuar. Juliana ngjitet sipër në dhomë dhe dëgjon Katerinën tek fliste me Arditin për debatin që pati me Visarin. Arditi e këshillon të ankohet. Katerina i thotë se do ta bëjë dhe nëse ata persona nuk sqarohen si edhe nuk merren masa, ‘ajo do të dalë nga shtëpia’. Juliana e këshillon të bëhet e fortë, por ajo nuk do të dëgjojë këshilla, duke i thënë se situata e saj është ndryshe, pasi e kanë ofenduar shpesh. Ndërkohë që Katerina largohet për në dhomën e rrëfimit, vjen edhe Lori në dhomë, e cila e sheh se Katerina ishte e shqetësuar dhe e pyet se çfarë kishte. Katerina largohet ndërkohë që Juliana dhe Arditi i shpjegojnë se çfarë kishte ndodhur. Lori reagon e habitur, duke u shprehur se situata në shtëpi po përkeqësohet me ofendimet për njëri-tjetrin, duke vazhduar të flasin për Jonën dhe banorë të tjerë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment