Nevila “tremb” Julianën; Katerina dhe Visari “luftë me jastëk”

Tashmë dritat nëpër dhomat e gjumit janë fikur. Disa banorët shtrihen të flenë gjumë, ndërsa banorët të tjerë shkëmbejnë biseda mes tyre. Lori, Juliana, Katerina dhe Arditi janë në dhomën e gjumit në katin e dytë, ndërkohë që banorëve u bashkohet Nevila dhe Visari. Nevila vjen me një bretkosë në dorë. Duke përfituar nga errësira, ajo shkon pranë Julianës dhe e tremb. Juliana bërtet me të madhe, pasi nuk e kupton se çfarë është. Të gjithë banorët qeshin me reagimet e Julianës, ndërsa Nevila vazhdon ta trembë. Nevila i thotë se është thjesht një bretkosë, prandaj Juliana qetësohet. Më pas Juliana i kërkon Nevilës ta puthë bretkosën. Arditi reagon direkt, duke thënë: “Mos e puth, se do na sjellin pesë burra”. Banorët qeshin dhe bëjnë batuta për bretkosën. Duke bërë shaka me tyre, Katerina çohet nga krevati dhe i gjuan Arditit me jastëk. Ai i kërkon mos ta gjuajë, por Katerina vazhdon. Më pas ajo gjuan me jastëk dhe Visarin. Visari ia kthen menjëherë lojën dhe të dy luajnë “lufta e jastëkëve”. Katerina dhe Visari luajnë gjatë, duke qëlluar njëri-tjetrin me jastëk. Ndërsa banorët e tjerë i shikojnë dhe qeshin me ta. Arditi, Katetina, Nevila dhe Juliana dalin nga dhoma dhe ikin në kuzhinë. Visari dhe Lori ngelen vetëm dhe përpiqen të sqarojnë raportin mes tyre.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment