Nevila: “S’më pëlqen roli i Valerit”; Për Julianën e Arditin: “Presin javën tjetër që të lidhen”

Ndërkohë, biseda mes Nevilës e Jonës vazhdon ende. Nevila thotë se nuk po i pëlqen aspak roli që po luan Valeri dhe pozicioni që po mundohet të mbajë në lidhje me këtë histori. “Ai po e mban ngrohtë edhe me Julianën edhe ty”, shprehet Nevila, ndërsa vazhdon t’i thotë Jonës se nuk duhet të ndikohet aspak nga të tjerët, por ta gjykojë vetë këtë situatë. Ndërsa për sa i përket Julianës, Jona thotë se nuk dëshiron që ajo të bëhet xheloze për Jonën dhe për shoqërinë që ajo ka me Arditin e veç kësaj, e pyet Nevilën se pse ata të dy nuk po lidhen ende me njëri-tjetrin. Nevila mendon se ata e dinë vetë se çfarë do të bëjnë në lidhje me këtë situatë, por mbase nuk po lidhen ende që të mos duket sikur lidhja e tyre u bë që të shpëtohet Juliana nga eliminimi i kësaj jave dhe mbase po presin javën tjetër për të shpallur lidhjen. “Unë di opinionin e njërit dhe të tjetrit, por nuk i them asnjërit se çfarë mendon tjetri”, shprehet Nevila. Ajo thotë se po pret që ata të dy të shpallin lidhjen për t’u distancuar nga të dy dhe për t’i lënë vetëm.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment