Nevila rrëzon pa dashje pllakat, Juliana e Valeri e ndihmojnë t’i ngrejë

Nevila teksa është duke kaluar nëpër shtëpi, rrëzon pa dashje disa nga pllakat e provës. Ajo nxiton dhe shpëton pjesën më të madhe të tyre të pa rrëzuara. Nevila i ngre përsëri pllakat, por sapo hap derën për të dalë në oborr, i rrëzohen përsëri dy pllaka të tjera. Nevila kthehet nga rruga dhe i ngre përsëri pllakat, por sapo hap përsëri derën, pllakat rrëzohen dhe këtë herë shumë më shumë. Juliana kujton se Nevila i rrëzon qëllimisht pllakat, po Nevila i thotë se ajo ishte duke u larguar dhe pllakat u rrëzuan vetë. Juliana afrohet dhe e ndihmon që t’i ngrejë përsëri pllakat e drurit në këmbë. Pas Julianës edhe Valeri ndihmon Nevilën që të ngrejë pllakat. Më në fund pllakat janë të gjitha në këmbë, ndërsa Nevila arrin të largohet nga aty. Nuk vonon shumë dhe Valeri i rrëzon qëllimisht pllakat. Jona i thotë që t’i ngrejë menjëherë, por Valeri duke qeshur largohet pa i ngritur pllakat. Në shtëpi dëgjohen tingujt zanor që njoftojnë banorët se duhet t’i ngrejnë përsëri në këmbë pllakat. Valeri shkon përsëri brenda dhe i ngre vetë të gjitha pllakat që rrëzoi pak më parë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment