Nevila: “Nuk pres asnjë surprizë”; Juliana: “Dua të takoj mamin se kam merak”

Nevila dhe Juliana dalin në ambientin e brendshëm afër oborrit dhe fillojnë të bisedojnë me njëra-tjetrën teksa pijnë cigare. Vajzat flasin për spektaklin e nesërm dhe surprizat që mund t’i bëhen nga Vëllai i Madh. Juliana thotë se mezi pret që të marrë një tjetër surprizë, ndërsa tregon për emocionet që e pushtojnë gjatë atyre momenteve. Ndërsa Nevila shprehet duke thënë se nuk pret më asnjë surprizë dhe se atë që surprizë që i kanë bërë as e priste se mund t’i bëhej. “Unë e di se si janë gjërat jashtë dhe nuk pres më asnjë surprizë”, shprehet ajo. Nevila mendon se për Julianën mund të ketë shumë surpriza që mund t’i bëhen, ndërsa për atë, jo. “Ti për shembull mund të kesh surprize Sisin”, i thotë Nevila për qenin, ndërsa Juliana thotë se do të ndihej shumë herë më mirë nëse do t’i bëhej një surprizë duke i futur të ëmën në shtëpi, pasi ka merak se si ka reaguar i ati pas hyrjes së saj në Big Brother. “Mami po sakrifikon shumë për ty, prandaj mos ia ço dëm këtë sakrificë”, e këshillon Nevila, duke i kërkuar që të mos e komentojë më këtë gjë. “Unë do të vazhdoj të qesh dhe nëse vazhdoj të rri në shtëpi, do t’i bëj të luajnë mendsh”, thotë Juliana për banorët, ndërsa Nevila ia kthen: “Më pëlqen kjo gjë”. Pas pak minutash ato largohen, duke bërë plan që të flasin edhe për disa minuta me Arditin para se të flenë gjumë. Ndërkohë, shumica e banorëve janë shtrirë për të fjetur gjumë, duke thënë se një ditë e lodhshme i pret nesër me Provën Javore.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment