Nevila: Mikela e Meridiani po përpiqen të nxjerrin Enkelejdin, por askush s’ka për ta nominuar

Valeri, pas debatit me Mikelën del në oborr dhe fillon të bisedojë me Nevilën, po për të njëjtën çështje. Nevila e pyet Valerin se përse e zgjatën aq shumë atë që tha Enkelejdi dhe Valeri fillon që t’i tregojë gjithë debatin me Mikelën. Nevila është në të njëjtin mendim me Valerin kur thotë se në këtë rast Meridiani dhe Mikela janë ata që po gabojnë më shumë, ndërsa Enkelejdi tha diçka që s’duhej, por e bëri nga nervozizmi. “Enkelejdi u nis të thoshte diçka tjetër, por në nerva e sipër tha diçka që nuk duhej” thotë Nevila. Valeri i thotë se Meridiani dhe Mikela po përpiqen që t’ia përdorin kundër Enkelejdit shprehjen “qorr” dhe do ta diskutojnë edhe gjatë spektaklit këtë gjë, për ta nxjerrë atë keq. “Unë mendoj se ata po e bëjnë të gjithë këtë, që të nxjerrin javën tjetër Enkelejdin” thotë Nevila dhe më pas shton “por kam përshtypjen se asnjë këtu brenda, përveç Mikelës dhe meridianit, nuk ka për ta nominuar Enkelejdin për këtë arsye. Valeri i thotë “unë nuk e kam problem që të nominoj Enkelejdi, por në këtë rast nuk do ta bëja”. Nevila i thotë Valerit se ka vënë re se secili brenda shtëpisë, po tregon mënyrën se si po luan, me reagimet që bën gjatë debateve. Valeri thotë se Mikela e Meridiani po përpiqen që të viktimizohen duke u kapur pas gjërave që edhe ata vetë përdorin kundër të tjerëve. Më pas jashtë dalin edhe banorë të tjerë dhe biseda e tyre ndryshon.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment