Nevila: “Komplimente për guximin, por ke ndryshuar”; Valeri: “Dua të më mirëkuptojnë”

Nevila dhe Valeri shkëputen nga pjesa tjetër e banorëve dhe fillojnë të bisedojnë me njëri-tjetrin, pas një përqafimi që i jep Nevila duke e komplimentuar për të atin dhe duke e përgëzuar për surprizën. Ai thotë duke qeshur se të ëmën e ka edhe më të mirë dhe se e do edhe më shumë se babanë. Ndërkohë, fillon të tregojë për vendin ku është rritur, duke marrë shkas nga debati që është bërë gjatë spektaklit për malësorët dhe qëndrimin që kanë mbajtur bashkëfshatarët e tij për të. Ai thotë se është i lumtur që është pjesë e tyre dhe se i pranon me të mirat dhe të këqijat e tyre. “Unë e di se çfarë kam hequr aty, por s’kam dashur t’i përmend”, shprehet Valeri ndërsa tregon. Ai thotë se është sjellë po njësoj si në fshatin e tij edhe brenda shtëpisë së Big Brother. Nevila thotë se ka krijuar një opinion për të që gjatë ditëve të para të qëndrimit në shtëpi, të cilit vazhdon t’i qëndrojë akoma. Ajo thotë se i qëndron ende mendimit që Valeri ka ndryshuar sjellje, duke pasur parasysh ditët e para të qëndrimit të tij në shtëpi. Ajo e komplimenton për guximin që ka për të qenë vetvetja. Ndërsa Valeri thotë se dëshiron që ta mirëkuptojnë, ashtu siç bën ai me të tjerët. Valeri tregon se mund të duket tinzar në pamje të parë, por nuk niset asnjëherë me qëllim të keq për të tjerët. Më pas, të dy banorët flasin për marrëdhëniet mes të gjithëve dhe përplasjet që kanë pasur gjatë situatave të ndryshme në spektakël.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment