Nevila-Julianës: “Tek ty vlerësoj sinqeritetin”; Jona-Visari-Matilda luajnë sëbashku

Nevila dhe Arditi dalin në oborr të pinë cigare. Juliana u bashkohet atyre më pas, teksa flasin për diskutimet që kanë bërë më herët me banorët e tjerë. Nevila tregon sqarimin që ka pasur me Jonën dhe Matildën. Ajo u tregon edhe bisedën që ka bërë në lidhje me grupet në shtëpi. Ata janë të mendimit se Valeri i ka ndjekur shumë banorët në edicionet e kaluara. Juliana thotë se nuk ka asnjë rëndësi nëse ke shok, ndonjë nga banorët në edicionet e kaluara, sepse çdokush ecën me lojën e tij. Nevila u tregon Arditit dhe Julianës, pyetjen e Jonës e Visarit, se çfarë ka ajo të përbashkët që rri me grupin. Nevila pranon se nuk ka dhënë asnjë përgjigje. Juliana e pyet se çfarë e afron Nevilën, me ata të dy. Nevila shprehet se ajo është një tip shumë i shoqërueshëm, prandaj komunikimi është një gjë shumë e nevojshme. Ajo i thotë Julianës, se atë e kupton më mirë se banorët e tjerë. Nevila shprehet se tek Juliana pëlqen shumë sinqeritetin. Ajo thotë se tani mësohet edhe me defektet e saj, por e mira është që ajo t’i rregullojë. Nevila flet për veten e saj, duke rrëfyer se ajo është shumë tip i dashur, por në shtëpi nuk është situata që ajo të tregojë vetëm mirësinë e saj. Ndërsa në dhomën e gjumit, Visari, Matilda e Jona luajnë dhe bëjnë shaka me njëri-tjetrin. Matilda dhe Jona “zihen” me Visarin, derisa ai dorëzohet. Banorët argëtohen me batuta dhe shaka.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment