Nevila: “Jona është mërzitur”, Juliana: “Ia hap unë derën, të dalë”

Ndërkohë që banorët e tjerë flenë gjumë, Arditi, Juliana, Nevila dhe Katerina shkëmbejnë bisedat e fundit para se të flenë. Në një moment Juliana çohet dhe del të pijë cigare vetëm në oborr. Pasi pi cigaren, Juliana shkon të flejë në një nga krevatet, në dhomën e Meridianit. Banorët flenë gjumë, ndërsa Nevila rri zgjuar për të pritur Julianën. Ndërkohë që Juliana vonohet, Nevila del ta kërkojë. Ajo e gjen tek dhoma e Meridianit, pa e kuptuar veprimin e saj. Më pas Nevila e zgjon Julianën dhe e merr tek krevati i saj. Juliana shpreh shqetësimin se nuk ndihet mirë dhe i vjen për të vjellë. Nevila i thotë se e ka nga cigaret e tepërta. Përpara se të flenë gjumë, vajzat shkëmbejnë bisedat e fundit. Nevila i tregon se Jona ka kaluar të njëjtën situatë që ka kaluar ajo disa ditë më parë. Ajo i tregon Julianës, se Jona ka shprehur dëshirën që dalë nga shtëpia, duke mirëkuptuar trysninë e qëndrimit mbyllur. “Nuk më intereson. Ia hap unë derën të dalë”, thotë Juliana. Nevila pranon se sado inat mund t’i ketë disa banorë, ajo nuk dëshiron që asnjë të dorëzohet dhe ta lërë lojën në gjysmën e saj. Juliana shprehet se nuk i intereson fare se çfarë bën Jona. Nevila e quan egoiste, por Juliana mbrohet, duke thënë se është realiste. “Unë nuk shtirem të paktën”, thotë Juliana. Ajo pranon se kur nuk i pëlqen një person, i hap derën që të dalë nga shtëpia. Nevila e pyet Julianën, nëse kujton se Jona mendon të njëjtën gjë për të, por Juliana thotë se nuk i intereson. Gjithsesi Juliana shprehet se është “budallëk” të dalësh tani nga loja, por thotë se nuk do t’i thotë asnjë koment Jonës. Më pas vajzat flenë gjumë, ashtu si të gjithë banorët e shtëpisë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment