Nevila i tregon për diskutimin me Jonën; Juliana: “S’kam asgjë me Jonën”

Pasi largohet nga Jona, Nevila shkon në kuzhinë, ku ndodhet Juliana, e cila është duke larë enët. Ajo i kërkon që të dalin të pijnë një cigare së bashku, ndërkohë që fillon t’i tregojë se ka biseduar me Jonën. Ajo ia tregon në vija të përgjithshme bisedën mes tyre, ndërkohë që i bën të ditur Julianës së Jona nuk e shikon Arditin me tjetër sy, veçse si shok dhe i vjen çudi që Juliana xhelozon kur i shikon të dy bashkë. Ajo i tregon se Jona e ka kuptuar që ka pëlqim mes atyre të dyve por nuk e kupton se pse nuk po e shpallin lidhjen e tyre. Ndërsa Juliana, pasi e dëgjon, thotë se nuk ka asgjë personale me Jonën dhe se nuk e bezdis aspak sjellja e Jonës, veçse kur flet për të prapa krahëve. Julina tregon se ia ka shpjeguar situatën edhe kur kanë qenë vetëm të dyja, por Jona vazhdonte ta komentonte me banorët e tjerë dhe kjo gjë nuk i pëlqen tek ajo. “Nuk kam asgjë personale me ty por me Arditin”, tregon Juliana se i ka thënë Jonës. Ajo i sqaron Nevilës se do të ndihej mirë nëse Jona nuk do të fliste për ata të dy. Më pas të dyja bisedojnë për gjëra të përgjithshme, ndërsa Juliana vazhdon të merret me larjen e enëve.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment