Nevila: “E prisja me mall nominimin”

Ndërkohë që banorët në dhomën e gjumit, flasin për të nominuarit, veçanërisht për Katerinën, kjo e fundit, bisedon me Nevilën po për nominimet. Katerina fillimisht e pyet Nevilën se si i është dukur spektakli dhe Nevila i përgjigjet qetësisht “mirë, këndshëm”. Katerina vazhdon më tej bisedën duke i thënë “po nominimin e prisje” dhe Nevila i përgjigjet “me mall”. Katerina qesh dhe më pas e ngacmon duke i thënë ‘ edhe ata që të kanë nominuar, me mall e prisnin”. Nevila nuk shprehet keq për banorët që e kanë nominuar dhe i thotë “më vjen mirë që më kanë nominuar sepse edhe nominimi është bukur”. Katerina i thotë se edhe ajo mendon se nominimi ka të bukurën e vetë sepse në vetvete është një provë, ku secili prej tyre mund të kuptojë nëse pëlqehen nga publiku. Nevila i thotë Katerinës se publiku ka parë diçka më shumë se te Fatjoni, duke e mbajtur atë më gjatë në shtëpi. “Është e rëndësishme që të kuptosh te vetja se çfarë është ajo gjë të cilët publiku pëlqen tek ty” i thotë Nevila Katerinës. Katerina kështu fillon të flasë për veten e saj duke thënë se te vetja e saj ajo vlerëson karakterin dhe mendon se edhe publiku për këtë gjë e pëlqen. Pas një kohe të gjatë bisedash edhe ato të dyja shkojnë të flenë. Tashmë të gjithë banorët bien në gjumë, pas një nate të gjatë të mbushur me surpriza, thashetheme e diskutime.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment