Në qendër të bisedës, Juliana dhe Meridiani

Arditi, Jona dhe Matilda vazhdojnë bisedën në dhomën e gjumit. Ata flasin për Julianën. Jona u tregon një rast mes tyre, se si ajo kishte reaguar shumë keq me të, duke i lënë të kuptojë se nuk donte të komunikonte me të. Arditi ndërhyn, duke i sugjeruar të mos flasin për të, por vajzat vazhdojnë më komentet. Matilda shprehet se Juliana ka dashur gjithmonë të jetë në një qendër të vëmendjes dhe të bëjë spektakël, por pavarësisht kësaj, ajo ka një karakter të dobët, pasi shpesh herë ka dashur të dalë nga shtëpia. Jona ndërhyn, duke u thënë se shqetësimi i saj është xhelozia që Juliana ka kundrejt çdo femre që i afrohet Arditit. Ky i fundi qesh nën zë, por nuk komenton asgjë lidhur me këtë. Matilda nis të flasë për Meridianin. Ajo rrëfen se në fillim ai erdhi si një personazh shumë i fortë brenda shtëpisë, por më pas u zbut, pasi nuk vuri dot nën vetë askënd. Arditi ndërhyn, duke treguar se Meridiani nuk mund të thotë asgjë për të, pasi ai di shumë gjëra dhe pavarësisht faktit që mund të njihen nga jashtë apo një miqësie të përbashkët, këtu brenda janë në një lojë dhe ia ka bërë të qartë Meridianit se do ta nxjerrë jashtë shtëpisë. Jona dëgjonte, por nuk nxori asnjë fjalë nga goja, kur flitej për të. Kjo gjë i bëri përshtypjet Matildës, e cila i kërkoi të flasë dhe komentojë, pasi po i duket sikur nuk po e njeh më. Jona reagoi e bezdisur nga fakti që i duhet të komentojë çdo gjë që ndodh në shtëpi, duke e përdorur këtë si argument shpjegues.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment