Ndizen dritat dhe muzika, banorët zgjohen me përtesë

Enkelejdi është i vetmi banor që zgjohet dhe nuk shkon të shtrihet më. Banorët e tjerë flenë më gjatë. Ndërkohë Vëllai i madh vendos të ndezë dritat në dhomat e gjumit dhe në sfond dëgjohet muzikë. Enkelejdi qëndron në oborr dhe shijon muzikën në sfond, ndërsa të tjerët fillojnë të zgjohen. Mikela zgjohet dhe fillon të bëjë gjimnastikë. Pas saj zgjohen edhe Matilda e Jona dhe më pas edhe banorë të tjerë. Teksa merren me punët e tyre personale të mëngjesit, banorët shkëmbejnë edhe biseda të shkurtra mes tyre. Jona në një moment pyet Valerin se kur është zgjuar dhe ai i tregon se u zgjua për provën e plehrave, por më par bëri punët e shtëpisë, lau enët, ujiti lulet dhe ushqyer zogjtë dhe më pas erdhi të flinte përsëri. Jona qesh dhe i thotë “lum, ajo që të ka Valer, sa punëtor që je!”. Jona më pas shkon në kuzhinë ku gjen Enkelejdin dhe fillon të bisedojë me të. Ajo e pyet se kush i rrëzoi pllakat që u dëgjua disa herë zhurma e provës. Enkelejdi i tregon se Valeri dhe ai i kanë rrëzuar pa dashje, por pllakat janë rrëzuar edhe vetë disa herë. Ndërkohë që për disa dita ka nisur të tjerë vazhdojnë të flenë. Banorët zgjohen me përtesë. Ata kanë kaluar një javë pa gjumë si rezultat i rrëzimit të qëllimshëm i pllakave të provës gjatë natës dhe herët në mëngjes. Ata ndjehen të lodhur dhe kërkojnë që të flenë sa më gjatë për të qenë më në formë për spektaklin.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment