Mosrealizimi i provës, nervozon banorët

Banorët vazhdojnë të përpiqen që të realizojnë si duhet provën e javës. Një pjesë e tyre duket se kanë hequr dorë, ndërsa një pjesë tjetër vazhdojnë punën. Lori u thotë se ka ngelur shumë pak kohë. Ndërkohë që Meridiani nis t’i masë pllakat nga fillimi për të parë se sa prej tyre janë në formën dhe madhësinë e duhur. Banorët duhet të realizonin 300 pllaka druri të cilat duhet të qëndrojnë në këmbë, pingul me tokën, nga të dyja anët. Ata duhet të ndërtojnë nga 75 pllaka për secilën ngjyrë; vishnje, të verdhë, të gjelbër dhe blu. Mirëpo banorët i kanë ndërtuar pllakat që të qëndrojnë në këmbë vetëm nga njëra anë dhe nëse i lëmojnë tani edhe nga ana tjetër, pllakat do të dalin më të shkurtra se modeli i dhënë nga Vëllai i Madh. Fakti se banorët po e humbasin provën, i ka nervozuar të gjithë dhe në shtëpi po ndodhin debate pas debatesh, ku në qendër është gjithmonë mosrealizimi si duhet i provës. Jona dhe Matilda edhe pse mikesha debatojnë pikërisht për mosrealizimin e provës, por edhe banorë të tjerë kapen shpesh me njëri-tjetrin. Kështu Meridiani fillon t’i masë pllakat, por has në kundërshtimin e Arditit dhe Visarit. Ai u thotë se ata nuk kanë respektuar normën e madhësisë së pllakës, por dy djemtë e kundërshtojnë dhe debatojnë me të. Gjatë kësaj kohë në zonën ku zhvillohet prova, krijohet një situatë zhurme, ku të gjithë flasin në të njëjtën kohe dhe me zë të lartë. Ajo që është më se e qartë është fakti se banorët janë acaruar dhe mërzitur për mosrealizimin e kësaj prove.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment