Mikela, Meridiani e Enkelejdi, zgjohen; Të tjerët, ende në gjumë

Ende pa u ndezur dritat, banorja që zgjohet e para, është Mikela. Ajo fillon të merret me higjienën personale, kur vë re që në ambientin e parabanjës ndodhet një zog. Pas disa tentativave, Mikela arrin ta kapë zogun, të cilin e lëshon me kujdes në oborr. Më pas ajo shkon në dhomë dhe zgjon Meridianin, teksa i tregon atij për zogun që ishte futur brenda. Të dy fillojnë të bisedojnë për provën e kësaj jave, ndërsa në shtëpi janë ndezur dritat për t’i zgjuar banorët dhe është vendosur muzika në sfond. Mikela i tregon disa teknika Meridianit lidhur me provën, në mënyrë që ta kenë më të lehtë për ta realizuar. Ndërkohë që ajo flet, Meridiani vazhdon të flejë dhe nuk i kthen përgjigje. “O kokrra e gjumashit”, i thotë ajo, për ta zgjuar. Meridiani ankohet se ka dhimbje mesi, ndërsa Mikela i jep këshilla lidhur me ushtrimet gjimnastikore që duhet të bëjë për ta lehtësuar. Të gjithë banorët e tjerë vazhdojnë të jenë ende në gjumë, veç Enkelejdit, i cili sapo zgjohet, shkon drejt kuzhinës dhe bën një çaj. Më vonë ulet për të ngrënë mëngjesin e pastaj përgatit thërrimet bukës për zogjtë, si çdo mëngjes.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment