Mikela: I pafytyrë, mosmirënjohës,- Enkelejdi: -Këtë javë nga nominimi, të ka dalë gjithë presioni

Dreka është gati dhe Matilda dhe Jona njoftojnë të gjithë banorët se tashmë mund të hanë. Gjatë kohës që ushqehen banorët bisedojnë mes tyre. Më pas në shtëpi nis një diskutim në lidhje me debatin që ndodhi mes Enkelejdit dhe Meridianit gjatë provës. Meridiani komenton me banorët e tjerë duke thënë se Enkelejdi e ka ofenduar duke e quajtur “qorr”. Mikela e përkrah Meridianin duke i thënë se është shumë e ulët fakti që Enkelejdi është kapur me pamjen dhe mangësitë fizike të Meridianit. Valeri, ndryshe nga Mikela nuk e përkrah meridianin dhe i thotë se ai nuk ka pse të ndjehet keq nga ajo që ka thënë Enkelejdi. Mikela mundohet që ta bëjë Valerin patjetër të mbajë anën e njërit apo të tjetrit i thotë “domethënë ti po mbron Enkelejdin?”. Valeri i thotë se ai nuk ka pse të mbrojë asnjërin prej tyre sepse edhe Meridiani e ofendoi Enkelejdin duke e quajtur “bukurosh-kokëbosh”. Ndërkohë që Mikela flet kundër Enkelejdit, ky i fundit vjen në kuzhinë dhe ulet pranë tyre dhe i sqaron se përse ia tha ato fjalë Meridianit. Mirëpo mes tij dhe Mikelës lind një tjetër debat. Enkelejdi i thotë Mikelës se ajo nuk ka pse të diskutojë për të sepse ai në fund të fundit nuk i tha asgjë asaj. Mikela i thotë se edhe ajo mban syze, por dëshiron të dijë se përse Enkelejdi i tha Meridianit “qorr”. Enkeledji i thotë se edhe Meridiani e ofendoi duke i thënë “bukurosh-kokëbosh”. Mikela i kundërvihet ashpër Enkelejdit duke i thënë se ai ka gabuar me shprehjen që ka përdorur kundrejt Meridianit dhe Enkelejdi debaton edhe me të. “Këtë javë që je në nominim, të ka dalë gjithë presioni Miki” i thotë Enkelejdi Mikelës. Mikela kapet pas fjalëve që Enkelejdi ka thënë për të. Ai është shprehur se Mikela e mban mirë me të gjithë dhe ndërkohë më pas flet për banorët si thikë pas shpine. “ku e ke thikën pas shpine?” i thotë Mikela dhe Enkelejdi i thotë se ajo është afruar me banorët duke u falur atyre cigare nga të sajat. Mikela acarohet dhe i thotë “i pafytyrë, mosmirënjohës, a ke ardhur vetë i ke lypur cigaret te unë”. Mikela ngre zërin dhe Enkelejdi i kërkon që të mos flasë me kaq zë të lartë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment