Mikela: “Enkelejdi është shumë i cektë”

Tashmë dritat në dhomën e gjumit janë fikur,prandaj banorët shtrihen të flenë. Ata shkëmbejnë bisedat e fundit, përpara se të flenë gjumë. Mikela dhe Meridiani flasin për banorët e tjerë. Meridiani kujton nominimin, duke pyetur Mikelën se kush rrezikon më shumë. Ajo mendon se rrezikon Enkelejdi. Mikela është e mendimit se Valeri mbron Enkelejdin, për ta shpëtuar nga nominimi. Me këtë mendim bashkohet edhe Meridiani. Mikela shprehet se Enkelejdi është shumë i cektë, pasi kapet me gjëra shumë të vogla kur debaton. Ajo thotë se ai nuk di të diskutojë, por ofendon. Mikela thotë se ajo nuk bie në të njëjtën nivel me Enkelejdin. Meridiani shprehet se ai nuk merret më me të. Teksa flasin për Visarin, Meridiani shprehet se ai nuk është më aktiv se Arditi, duke kundërshtuar mendimin e Jonës dhe Matildës. Mikela thotë se ai vjen vërdallë nëpër shtëpi dhe bën për të qeshur, prandaj mund t’u duket vajzave shumë aktiv. Biseda zhvendoset tek ushqimi, pasi të dy mendojnë se banorët shpërdorojnë produktet ushqimore. Mikela mendon se të gjithë banorët duhet të kursejnë, për të treguar se dinë të jetojnë edhe me pak. Asaj nuk i pëlqen pse të gjitha debatet lindin nga ushqimi. Meridiani thotë se njerëzit duhet të mësohen me çdo gjë, se jeta nuk i dihet ku të përplas. Ai kritikon vajzat të cilët nuk lajnë tualetin, apo as rrobat e tyre. Meridiani hedh idenë, që nesër të hapi një diskutim me banorët, për fëmijët që jetojnë në rrugë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment