Mikela e Meridiani, thashetheme për Enkelejdin

Ndërkohë që Enkelejdi vazhdon të merret me gatimin për minuta të tëra, banorët e tjerë në dhomat e gjumit janë duke fjetur gjumë, veç Mikelës e Meridianit. Të dy banorët janë zgjuar dhe pasi mësojnë që Enkelejdi është zgjuar dhe po merret me gatimin, fillojnë të flasin e të komentojnë sjelljen e tij. Si fillim Mikela komenton reagimin e Enkelejdit gjatë bërjes së buxhetit dhe thotë se ai kërkon që të bëjë edhe bamirësi, por njëkohësisht të mos i mungojë asgjë nga ushqimet për veten e tij, si edhe cigaret, pa të cilat s’bën dot, sipas saj. Ajo është e shqetësuar nga fakti që ka porositur tërshërë dhe kos vetëm për veten, por ato produkte ka filluar t’i konsumojë edhe Enkelejdi. Më pas fillon të bëjë thashetheme për të, duke thënë se është i papjekur për moshën që ka dhe se e shet veten për kuzhinier të mirë, ndërkohë që nuk është i tillë. Ajo thotë se Enkelejdi disa herë me radhë i ka kërkuar falje për ndonjë gabim që ka bërë, duke u shprehur me fjalët: “Na fal se ti je më e madhe”. Mikela mendon se ai shpesh herë ia përmend moshën, por gjithashtu thotë se ajo nuk e ka problem këtë gjë. Meridiani e mbështet mendimin e saj dhe herë pas here ndërhyn, ndërkohë që Mikela flet pa pushim, duke komentuar sjelljen dhe të metat e Enkelejdit, të cilat i ka vënë re ditë pas dite. “Këta jo vetëm që nuk duan t’ua vesh në dukje të metat, por t’ia evidentosh të mirat që kanë”, shprehet Meridiani. Ndërsa Mikela vazhdon të flasë për të e të tregojë situata ku nuk i ka pëlqyer aspak sjellja e Enkelejdit.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment