Mikela e acaruar me Visarin: Prit pasojat tani,- Banorët vazhdojnë provën

Banorët njoftohen se mund të dalin në zonën e fushës dhe të vazhdojnë me provën e piramidës. Visari vazhdon edhe aty lojërat e tij. Pak më parë ai mbushi një kanoçe me ujë, dhe hyri në dhomën e gjumit ku ndodhej Enkelejdi duke u shtirur se po shijonte pijen. “Vëllai do pak?” i thotë visari Enkelejdit që po bëhej gati të dilte në zonën e fushës. Enkelejdi e merr dhe fillon ta pijë, por kur e sheh se brenda saj ka ujë, e mbush gojën me ujë dhe ia hedh në fytyrë Visarit. Ky i fundit qesh me lojën e tij, por edh me faktin se Enkeljdi e “lau hakun”, aty për aty. Më pas të gjithë banorët dalin në zonën e fushës. Visari përsëri nuk heq dorë nga rrengjet e tij. Ai e lë kanoçen që ia ofroi Enkelejdit diku dhe i thotë Matildës “Mos guxo të ma prekësh kanoçen time, se të mbys”. Banorët e tjerë kujtojnë se ndonjëri prej tyre do të marrë hak ndaj lojërave të Visarit dhe do t’ia pijë ivin gjatë kohës që ai merret me provën. Nuk vonon shumë dhe këtë gjë e bën Valeri. Ai pyet banorët nëse janë të sigurtë që pija është e Visarit dhe pasi sigurohet e merr në dorë. Visari i thotë vazhdimisht “mos e pi”, por valeri e pi dhe në këtë moment Visari shpërthen përsëri me të qeshura. Të gjithë banorët qeshin me rrengjet e Visarit edhe pse janë viktima të tij. Mirëpo kjo nuk ndodh me Mikelën. Ajo duket vërtet e acaruar sepse Visari i hodhi shumë sheqer në kafenë e saj, që ajo e pi pa sheqer fare. Mikela e derdh kafenë edhe pse Jona me Matildën i kërkojnë që ta lërë aty, sepse ndoshta dikush mund ta pëlqejë kafenë me shumë sheqer. Mikela thotë e acaruar “ju nuk e dini që çdo shkak e ka një pasojë” dhe më pas diskuton me të tjerët se edhe ajo do të hakmerret ndaj Visarit. “Prit pasojat tani, qeshe ti me mu, do qesh edhe unë me ty” i thotë Mikela me seriozitet Visarit, ndërsa ai i përgjigjet “po unë nuk thashë gjë”. Më pas të gjithë vazhdojnë të merren me provën e zhvendosjes në gurëve të piramidës nga njëri skaj i fushës, në tjetrin, duke numëruar xhirot e bëra të secilit grup.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment