Mikela debaton me Valerin për Enkelejdin,- Valeri: E keni marrë shumë sipërfaqësorë atë që ndodhi

Mikela nis të debatojë me Valerin për faktin se sipas saj ai ka mbrojtur Valerin në debatin që ai pati me Meridianin dhe më pas me të. Valeri i thotë Mikelës “e keni marrë në mënyrë shumë sipërfaqësore atë gjë, por mund ta merrni si të doni”. Mikela i thotë Valerit se ai ka bërë gabim që e ka mbrojtur Enkelejdin dhe më pas i kërkon që ai t’i dalë kundër Enkelejdit. “Pse e mbron kur ai ofendon, na thotë qorra” i thotë Mikela Valerit. Ai i përgjigjet “nuk e kam mbrojtur, por nuk e kuptoj se ç’hall keni ju, kur nuk jeni qorra”. Valeri i thotë Mikelës se ata nuk kishin pse t’ia kthenin me të njëjtën gjuhë Enkelejdit duke i thënë “bukurosh-kokëbosh”, apo ta zgjasin edhe më shumë atë debat. “mua më kanë ofenduar shumë më shumë dhe nuk e kam zgjatur” i thotë Valeri Mikelës. Mikela i thotë se Enkelejdi në fillim kur ofendonte dikë, kërkonte falje, ndërsa tani ofendon dhe nuk kërkon falje. Valeri i thotë se kjo është mënyra e tij e sjelljes dhe këtë gjë Mikela duhet t’ia kërkojë si sqarim Enkelejdit. “Për mua kjo është pafytyrësi dhe unë do t’ia vë në dukje pafytyrësinë” thotë Mikela për Enkelejdin. Valeri thotë se ofendimet e Enkeledjid kanë qenë pjesë e një momenti nervozizmi, por Mikela nuk e pranon një gjë të tillë. Mikela i thotë Valerit se ai është shok i Enkelejdit dhe e mbron. Valeri i thotë se ai nuk mbron Enkelejdin, por i thotë Mikelës se ajo bëri gabim se i përmendi një shprehje të babait, sepse më mirë se ai, askush tjetër nuk e kupton dot më mirë atë që thotë babai i Enkelejdit se ai që është i biri i tij. Mikela i thotë Valerit se ai është i paqëndrueshëm dhe ndryshon mendim shpesh. “Për mua je kameleon” i thotë Mikela Valerit. Ndërkohë aty afrohen edhe banorë të tjerë. Arditi i del në krah Mikelës dhe flet kundër Enkelejdit, ndërsa Katerina i thotë Mikelës se nuk ka pse ta zgjasë akoma diskutimin për debatin që pati një ditë më parë me Enkelejdin.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment