Mikela akuzon Enkelejdin për keqpërdorim të buxhetit, debat mes tyre

Banorët ulen në tavolinën e ngrënies dhe presin që mëngjesi të jetë gati. Ndërkohë që ka edhe nga ata që shkojnë ta përgatisin vetë mëngjesin. Banorët diskutojnë se çfarë do të gatuajnë për drekë sepse nuk kanë shumë variante, pasi produktet e tyre ushqimore janë drejt përfundimit. Në këtë moment lind një debat me ironi e ofendime mes Mikelës dhe Enkelejdin. Mikela akuzon Enkelejdin se ai ka keqmenaxhuar buxhetin që me porositë që kanë bërë për të blere produktet. Mikela gjatë gjithë javës ka akuzuar Enkelejdin se ka shpërdoruar buxhetin duke porositur mjaltë dhe sipas saj e ka ngrënë të gjithin për vete. Enkelejdit nuk i vjen mirë nga akuza që i bëhet dhe i thotë Mikelës se kjo nuk është e vërtetë. Të dy ofendojnë njëri-tjetrin ku Mikela i thotë “qaraman” ndërsa Enkelejdi i thotë “ç’ke që bërtet, të pickoi miza”. Të dy akuzojnë njëri-tjetrin për mungesë edukate dhe hedhin vazhdimisht ironi ndaj njëri-tjetrit. Ata kujtojnë edhe shprehjet që i kanë thënë njëri-tjetrit në ditët që kanë kaluar. Pranë tyre ndodhen edhe banorë të tjerë, por asnjëri prej tyre nuk ndërhyn në debatin e tyre.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment