Mesazh nga babai i tij, Valeri: “Është heroi im”

Arbana fton Valerit të shikojë klipin, me mesazhin nga babai i tij. Babai i Valerit flet për qëndrimin e tij në shtëpi, duke thënë se ai është i vërtetë. Ai pranon se Valeri është në një lojë dhe do bëjë gjithçka për hir të lojë. Babai i Valerit është shumë i kënaqur me qëndrimin e tij, duke thënë se nëse është nevoja Valeri sillet mirë në çdo situatë. Valeri preket nga mesazhi i babait “Është heroi im, është babi im, vëllai im, shoku ime”, thotë Valeri me lot në sy. Ai thotë se babai i tij është malësori më i mirë dhe ai ka gjakun e tij. Arbana e pyet nëse kishte frikë nga reagimi i familjarëve. Valeri thotë se jo, duke rrëfyer se u ka paraprirë lojërave të tij të mundshme brenda shtëpisë së Big Brother-it. Ai pranon se e di që e ka gjithmonë mbështetjen e babait e tij. “Unë mund të kem gjithçka të dobët, por familjen e kam të fortë”, thotë Valeri.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment