Meridiani: “Valeri është negativ, servil...”; Arditi e Jona, debat; Arditi: “Përgatitu këtë javë”

Meridiani e Arditi dalin në oborr, duke u bashkuar me Nevilën, Julianën e Mikelën e ndërsa bëjnë shaka, fillojnë të flasin sërish për Valerin dhe debatin që është bërë gjatë spektaklit të kësaj nate. “Shumë negativ është... Është komplet i pafytyrë... Është servil, të gjitha i ka”, shprehet Meridiani. Ndërsa Arditi thotë se ai ka zgjedhur të luajë shumë keq. Meridiani e gjykon për faktin që ai është shprehur se përfaqëson vlerat e të gjithë malësorëve, ndërkohë që nuk po i përfaqëson aspak denjësisht. Ndërkohë që ata janë duke diskutuar për Valerin, aty kalon Jona e Matilda, e ndërsa i kalon afër, Jona i thotë Arditit se nuk pati guxim që t’ia thoshte gjërat në sy, ashtu siç ia tha atij Valeri. Arditi i bën të ditur se ajo është ndikuar shuam nga të tjerët, ndërsa i tregon se këtë javë do ta sulmojë e do ta ketë në shënjestër. “Përgatitu, behu gati këtë javë”, i thotë Arditi. “Ti të më godasësh mua pas krahëve?!”, i thotë Jona, ndërsa i kujton se ajo gjatë gjithë kohës e ka mbështetur. Ndërsa të dy flasin me tone të larta kundër njëri-tjetrit, në debat merr pjesë edhe Matilda, e cila e fajëson Arditin, ndërsa ai ia kthen: “Ti mblidh dërrasat aty, llaka-llaka”. “Ty të të kishin vënë në vend të këtyre dërrasave”, i thotë ajo, ndërsa Arditi largohet duke e mbyllur diskutimin.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment