Meridiani: “Publiku të penalizon, po u solle si Katerina”; Arditi e Juliana shprehin keqardhje

Pas disa shakash me njëri-tjetrin, ata fillojnë të flasin për Katerinën, pasi Meridiani përmend një situatë lidhur me të. Juliana thotë se i erdhi shumë keq për eliminimin e saj, ndërsa Meridiani mendon se e vetmja që mund të dilte, ishte ajo. Ai është i mendimit se publiku jashtë dënon nëse nuk ke më se çfarë të japësh dhe gjatë gjithë kohës debaton apo i sulmon të tjerët. Ai mendon se Katerina i komentonte të gjitha situatat më tepër sesa duhet dhe kjo gjë e ka penalizuar atë, sipas tij. Arditi thotë se i vjen keq për eliminimin e Katerinës dhe akoma nuk e ka të qartë arsyen se pse u eliminua. Meridiani vazhdon të shprehet e të thotë se nuk është i surprizuar nga dalja e saj dhe se ai vetë duhet ta kishte këshilluar se si të sillej. “Këtu është lojë nervash”, shprehet Arditi. Juliana mendon se Katerina deri diku ia arriti me atë që shfaqi gjatë qëndrimit të saj në Big Brother, pasi i transmetoi banorëve gjithçka që donte. Më pas Meridiani merr shkas nga debati që u krijua gjatë spektaklit e thotë se këtë javë ai do të merret më shumë me Valerin, Enkelejdin e tjerët, ndërsa thotë se kanë dyshuar te zgjuarsia e tij. “Ai përveç Hasanit të grave, s’bën gjë tjetër”, shprehet Meridiani për Valerin. Të tre komentojnë debatet që u krijuar mes banorëve gjatë spektaklit sie dhe reagimet e të gjithëve gjatë momentit të nominimeve. Më pas flasin për banorët e eliminuar si edhe festat që mund të organizojnë të gjithë së bashku pas eliminimit.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment