Meridiani për Valerin: “Është burracak”; Mikela: “Është i paqëndrueshëm”

Thashethemet mes Mikelës e Meridianit vazhdojnë, ndërkohë që të gjithë banorët në dhomat e gjumit janë duke fjetur. Mikela tregon një situatë ku ka qenë e pranishme dhe Valeri ka folur për Meridianin. Ajo tregon se Valeri është shprehur me fjalët: “Që kur ka dalë Esida, Meridiani ka rënë në gjumë”. Mikela i thotë se nuk ka debatuar me Valerin lidhur me këtë, që ai të mos ia përdorte e të thoshte se ajo e mbron e flet në emër të grupit. Ndërsa Meridiani i bën të qartë se as ka për ta komentuar ndonjëherë këtë gjë me Valerin, por shprehet duke thënë: “Atij Esida i del në ëndërr”. Më pas Meridiani flet për një lojë që ka bërë Valeri me banorët, duke thënë se ia kishte hequr të gjithëve çarçafët, veç Matildës, Jonës e Visarit. “Burracak tamam, se kishte frikë se bëhej i keq me ta”, shprehet Meridiani për Valein. “Shumë i paqëndrueshëm është, shumë i lëkundur”, shprehet Mikela, ndërsa të dy komentojnë situata të ndryshme, duke gjykuar sjelljen e tij. Më pas Mikela i tregon Meridianit rreth ekskursioneve në të cilat ka marrë pjesë në kanion, duke e treguar si një nga eksperiencat e saj më të bukura. Ndërkohë, Enkelejdi në kuzhinë vazhdon ende të merret me gatimin e të komentojë të gjithë proceset e punës, duke e shndërruar në një emision të vërtetë gatimi për të gjithë teleshikuesit që janë duke e ndjekur.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment