Meridiani-Mikela-Jona, bashkë, kundër Valerit dhe Katerinës

Meridiani, Jona dhe Mikela ndodhen në kuzhinë duke ngrënë mëngjesin. Gjatë kësaj kohe ata të tre komentojnë debatet që kanë ndodhur së fundmi në shtëpi, ku protagonist kryesorë kanë qenë Valeri dhe Katerina. Meridiani thotë vazhdimisht se Valeri është një ndër banorët që nuk e mban fjalën që vetë ka thënë se sipas tij është mashtrues. Ndërkohë edhe Mikela flet kundër valerit duke thënë se Valeri qëllimisht nuk ua thotë banorëve disa gjëra në momentin e duhur, por pret që të kalojë kohë që situata të harrohet. “Unë do t’ia nxij Valerit çdo ditë” thotë Meridiani, ndërsa Jona i thotë “nuk ka nevojë që t’i japim aq shumë rëndësi”. Më pas jona ndryshon temën e diskutimit duke thënë “e po kur do hapim ndonjë debat për Katerinën ne sepse kemi edhe pesë ditë kohë, deri të premten”. Jona, Mikela dhe Meridiani, bashkë me banorë të tjerë kanë diskutuar që pas spektaklit të kaluar që të debatojnë për tema të ndryshme, në mënyrë që të nxjerrin keq banorë të tjerë dhe në veçanti, Katerinën. Meridiani i thotë Jonës se në fund të fundit nuk ë2shtë shumë e rëndësishme që të hapin ndonjë temë debati, sepse vetëm me debatin e djeshëm, Katerina sipas tij doli humb keq. Jona fillon që t’i tregojë Mikelës për reagimet e Katerinës gjatë debateve dhe qesh. Ndërkohë që ata diskutojnë aty vjen edhe Visari i cili gjithashtu hyn në bisedën e tyre dhe fillon të flasë kundër Katerinës dhe Valerit.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment