Meridiani e Valeri: “Më i rrezikuari për të dalë, Arditi; Nevila e Mikela nuk dalin”

Pas përfundimit të provës së koshave, Valeri shkon afër Meridianit e të dy fillojnë të bisedojnë me njëri-tjetrin rreth të nominuarve dhe banorit që është më i rrezikuar për të lënë shtëpinë këtë javë. Valeri mendon se Arditi është banori më i rrezikuar, pasi sipas tij, Katrina është më e ingranuar në situata të ndryshme të ndodhura në shtëpi. Për sa i përket Nevilës e Mikelës, ai mendon se nuk janë aspak të rrezikuara për ta lënë shtëpinë. Ndërsa Meridiani mendon se Katerina në të shumtën e kohës flet kot, por të paktën bëhet protagoniste dhe i ndihet zëri nëpër shtëpi, ndryshe nga Arditi. Valeri nuk mendon se Nevila rrezikon eliminimin, por thotë se herë pas herë ka vënë re frikë në sytë e saj. Meridiani e justifikon këtë frikë për faktin që ajo është nominuar për herë të parë dhe nuk e di se si mund ta përballojë. Ndërsa Valeri mendon se të gjithë duhet ta mendojnë eliminimin si diçka normale, por njëkohësisht të kenë siguri në vetvete se nuk mund të dalin. “Unë s’besoj se dalin këto të dyja se Nevila ka qenë aktive”, shprehet Meridiani. “Nevila merr pjesë në lojë dhe ndikon në marrëdhënie me të tjerët. Ajo është personi i fundit që mendoj se mund të dalë”, shprehet Valeri, ndërsa pas saj thotë se edhe Mikela nuk mund të dalë gjatë kësaj jave. Valeri thotë se Arditi mendon që këtë javë më e rrezikuara është Katerina. Ndërsa Meridiani i thotë se Arditi është shprehur se më të rrezikuarit janë ata të dy, pra Arditi dhe Katerina. “Kjo dihet”, ia kthen valeri, duke përjashtuar nga mundësia për t’u eliminuar Nevila e Mikela.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment