Meridiani e Mikela e nisin ditën duke qeshur; Banorët fillojnë të zgjohen

Të gjithë banorët janë duke fjetur ende gjumë, në momentin që në shtëpi Vëllai i Madh vendos të ndezë dritat e të vendosë muzikën në sfond. Të parët që zgjohen janë Meridiani e Mikela, të cilët teksa vazhdojnë të qëndrojnë ende në krevat, e fillojnë ditën duke qeshur. Ata kujtojnë lojërat mes njëri-tjetrit gjatë mbrëmjes së djeshme dhe qeshin me reagimin e disa prej banorëve në momente të ndryshme të lojës. Për disa minuta me radhë, të dy banorët nuk pushojnë dot së qeshuri, ndërsa thonë se e qeshura të zgjat jetën dhe duhet të qeshin më shpesh. Ndërkohë, nga dhoma tjetër zgjohet Jona. Ajo provon ç’të veshë dhe në fund vendos të vishet me rrobat e Enkelejdit. Më pas ajo shkon në dhomën tjetër dhe ulet afër Meridianit e Mikelës, duke folur me ta për mëngjesin që mund të përgatisë sot. Banorët thonë se buxheti i reduktuar i kushtëzon për të menduar se çfarë do të gatuajnë. Më pas, ajo largohet dhe vendos të gatuajë bukë me vezë për të gjithë banorët. Pasi përfundon me gatimin, ulet në tavolinë dhe fillon të hajë. Pas pak ngrihen nga krevati edhe Mikela e Meridiani dhe fillojnë të merren me punët rutinë të mëngjesit. Mikela fillon të rregullojë krevatin, ndërsa Meridiani fillon të merret me higjienën orale në banjë. Aty ndodhet edhe Enkeledji, i cili është duke bërë dush. Banorët e tjerë vazhdojnë të jenë ende duke fjetur.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment