Meridiani dyshon se Arditi është çift

Banorët për një kohë të gjatë merren me hartimin e buxhetit të javës. Herë pas here ata debatojnë me njëri-tjetrin. Debatet fillimisht i nis Meridiani i cili për çdo pyetje që bëjnë banorët, në lidhje me sasinë e nevojshme të ushqimeve u thotë “nuk e di, Fatjonin është marrë me buxhetin”. Ardidi i thotë se ai mund ta bëjë buxhetin, por ata duhet ta marrin seriozisht sepse mund të duhet përsëri ta rishohin, pasi kanë frikë se nuk i bëjnë si duhet llogaritë. Më pas ata bien dakord që të gjithë bashkë të hartojnë listën e produkteve që do t’u nevojiten këtë javë qëndrimi në shtëpi. Më pas banorët shpërndahen përsëri nëpër grupe dhe fillojnë të diskutojnë për tema të ndryshme. Meridiani si zakonisht shkon në kuzhinë dhe fillon të gatuajë. Aty shkon në një moment edhe Arditi për të pirë kafe dhe meridiani fillon që ta ngacmojë. “ e ke një sekret ti, më duket se ti je çifti këtu brenda” i thotë Meridiani Arditit, ndërsa ai qesh. Arditi tashmë është vërtet një nga çiftet e shtëpisë, pasi ai dhe Juliana kanë krijuar një lidhje dashurie mes tyre, por këtë gjë banorët nuk e dinë. Meridiani dyshon, ashtu si edhe të tjerë, pasi disa javë më parë banorëve u është thënë se dy prej tyre kanë një lidhje të afërt mes tyre. Ende nuk është zbuluar asgjë, por banorët vazhdojnë të dyshojnë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment