Matilda vs Juliana

Me rënien e gongut banorët nisin nga loja. Ata kishin vendosur gjashtë pjatat në tavolina të ndara nga njëra-tjetra. Banorët e parë që konkurruan mes tyre, ishin Jona dhe Katerina, një lojë që arriti ta fitonte shumë shpejt Jona. Gara vazhdoi me dy banorët e tjerë që ishin Valeri dhe Lorin. Me gjithë dëshirën e Valerit për të fituar lojën, ai humbi përballë Lorit. Dy garuesit që pasuan, ishin Meridiani dhe Mikela. Meridiani e gjeti shumë shpejt, ndërkohë që Mikela heq dorë nga loja, duke shpjeguar se çamçakëzi në pjatën e saj ishte i shtypur dhe nuk mund të merrej me gjuhë. Mes skuadrave, nis grindja lidhur me këtë. Pas diskutimit të tyre, Enkelejdi fiton garën me Nevilën, po ashtu edhe Arditi humbet përballë Visarit. Dy banorët e fundit që garuan ishin Juliana dhe Matilda, një lojë që u fitua nga Juliana , pasi Matilda nuk mori pjesë në lojë, duke u shpjeguar se nuk mundej ta përballonte pannën. Mes dy skuadrave nis diskutimi i pikëve, pasi skuadra e Matildës, nuk quante pikët e skuadrës së Julianës, me arsyetimin se kishin përdorur hile, duke bërë që të kishte grindje edhe mes Meridianit dhe Mikelës. Pasi garuan të gjithë, Matilda dhe Juliana japin rezultatin, i cili ishte në favor të skuadrës së Julianë 4-2.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment