Matilda, thashetheme me Jonën për grupin tjetër të banorëve

Jona dhe Matilda fillojnë të bisedojnë me njëra-tjetrën, pas disa minutash duke shijuar muzikën në sfond. Matilda fillon të flasë për grupin tjetër, ndërsa shprehet: “Pse ti mendon se ata bëjnë ndonjë muhabet për të qenë? Ata kënaqen duke përsëritur fjalët tona, duke ulëritur e duke thënë skena filmash”. Ndërsa Jona e pyet se çfarë kanë biseduar ata në prezencë të Matildës, pasi nuk ka mundur t’i dëgjojë të gjitha bisedat. “Do të t’i them sapo t’i kujtoj, se nuk i mbaj mend të gjitha”, i thotë Matilda. Ajo tregon për një bisedë që ka bërë Juliana me Meridianin, të cilit i ka bërë një pyetje: “A mendon ti se unë jam kot?” dhe i ka kërkuar atij që të mos i lejojë të tjerët të flasin për të, në momentin që ajo nuk është prezente. Matilda tregon se Meridiani i është përgjigjur duke i thënë: “Kush jam unë që të mos i lejoj?”. Ndërkohë, Matilda vazhdon të thotë se banorët e grupit tjetër janë ngritur natën dhe i kanë ngrënë të gjitha biskotat. “Isha gati t’i thosha Xhulit: Ti moj, që the jam gati të rri pa ngrënë për atë balsamin”. Aty ndodhet edhe Enkelejdi, i cili i përshëndet vajzat dhe kështu thashethemet e tyre përfundojnë me kaq.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment