Matilda shpreh frikën për ndryshimin e Fatjonit: “Nga askushi, është bërë dikushi tani”

Jona fle gjumë, ndërsa Visari dhe Matilda bisedojnë mes tyre për Fatjonin. Matilda thotë se e ka pak të vështirë qëndrimin në shtëpi pa Fatjonin. Matilda kujton surprizën me fotot e Fatjonit, gjatë spektaklit të së premtes. Ajo thotë se nëse do kishte parë ndonjë gjë të keqe tek fotot e tij, tani do ishte duke sajuar gënjeshtra, për ta bërë atë të ndihej keq. Matilda i thotë se ju meshkujt nuk jeni aq të zgjuar, ndërsa Visari mbron meshkujt, duke thënë se ata nuk kanë besim tek femrat. Visari i thotë asaj se Fatjoni e do shumë. Matilda e pranon se e di këtë fakt, por sërish ka dyshimet e veta nëse Fatjoni bën ndonjë veprim të gabuar, pasi thotë se mashkull është. Matilda thotë se tani Fatjoni nuk është si më parë. Ajo thotë se më parë Fatjoni nuk dilte në foto me atë, kurse tani del me vajza të panjohura. Matilda shpreh frikën se mbase Fatjoni ka ndryshuar. “Tani mos i duket vetja atij, nga askushi, mos i duket dikushi”, thotë ajo. Visari e pyet pse mendon se Fatjoni është askushi. Matilda sqaron se për botën, Fatjoni ka qenë dhe është askushi. Visari e pyet nëse ajo ka frikë se e humb Fatjonin. Matilda përgjigjet: “Jo, se është në dorën time”. Matilda thotë se nëse ndahen, ata do ndahen nga një gabim i Fatjonit dhe do jetë ajo që do ta lërë. Visari e pyet nëse ajo po pret që të gabojë Fatjonit? Matilda shprehet e sigurt me veten e saj, se ajo nuk gabon asnjëherë. Ai vazhdon pyetjet, duke i thënë Matildës se çfarë do bënte nëse Fatjoni gabon dhe ia tregon vetë. Matilda shprehet se nuk ka për të falur, asnjë gabim të tij. Visari bën shaka dhe i thotë Fatjonit: “Nëse na dëgjon, nëse bën gabim mos e thuaj kurrë”. Matilda thotë se me një “më fal”, ajo nuk harron çdo gjë që ndodh. Visari thotë se i humbur është gjithmonë ai që nuk fal dhe jo ai që fal. Ai thotë se Fatjoni nuk duket nga ata meshkuj që gabojnë. Visari e ngacmon për Julianën. Matilda thotë se çdo mashkull do t’i pëlqente ta ngacmonte një vajza e bukur, prandaj Fatjonit i ka hipur vetja në qejf në atë kohë. “Të martuarit janë më keq”, thotë ajo.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment